Categories Kuriozitete

Ju kujtohet vogëlushi me flokë të ngrirë, shikoni si është sot

Para një viti, në rrjetet sociale dhe në të gjithë botën u publikua një fotografi ku shihej një fëmijë 8 vjeç, Wang Fuman, në klasën e tij në fshatin e Yunnan në Kinë. Në ato foto, shihej një fëmijë me flokët e qerpikët të ngrirë. Ai u etiketua si “fëmija akull”. Për të shkuar në shkollë, vogëlushi Wang Fuman, detyrohej që të ecte çdo ditë nga shtëpia e tij mes baltës për thuajse pesë kilometra, edhe kur temperaturat shkonin nën zero. Rasti i djalit u pa nga miliona njerëz. Solidariteti ishte shumë i madh nga të gjithë. Në shkollën ku mësonte vogëlushi u vendos ngrohje, ndërkohë që babait të tij iu ofrua një vend pune për të përmirësuar kushtet e familjes.

Por çfarë ka ndodhur pas një viti me vogëlushin kinez? Mediat vendase thonë se tashmë familja e tij është transferuar në një shtëpi dy katëshe e cila është vetëm disa minuta larg shkollës, duke qenë më të mbrojtur ndaj të ftohtit dhe acarit. Ndërkohë në shkollën ku ishte realizuar fotoja është vendosur ngrohje në çdo klasë. Thënë ndryshe “fëmija akull” tashmë po bën një jetë disi më të thjeshtë, në sajë të përhapjes së fotografisë në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 14 Gusht 2026

Dashi Ka shume mundësi qe jeta juaj ne çift te mbetet delikate sot sepse ju…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME