Categories Lajme

Xhamia ku vranë dhjetëra besimtarë myslimanë në Zelandën e Re është ndërtuar nga një shqiptar

Një nga xhamitë, të cilat u sulmuan ditën e djeshme në Zelandën e Re, thuhet të jetë ndërtuar nga një shqiptar i Kosovës.

Ai që e ka ndërtuar xhaminë ka qenë Masar Krasniqi, i cili ka emigruar në Zelandën e Re që në moshën 19 vjeçare, njofton shqiptarja.com

Së bashku me një grup myslimanësh, Masari vendosi gur-themelin në këtë xhami më 30 mars 1979. Thuhet madje se ndërtimi i vendit të shenjtë mysliman u ndërtua duke lënë në hipotekë shtëpinë.

Për shërbim që ka bërë ndaj komunitetit, Krasniqi është dekoruar me medalje nga shkëlqesia e saj Mbretëresha Elizabeta II.

Në sulmin e djeshëm terrorist humbën jetën 49 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

Në pranga është vënë 28-vjeçari Brenton Tarrant, i cili doli sot përpara gjykatës me akuzën për vrasje në masë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Shkodër, një i plagosur

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Dergut” të Shkodrës. Shpëthimi ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhuna në familje një problem serioz në Shqipëri!

Pothuajse çdo ditë në Shqipëri një person arrestohet për dhunë në familje. Referuar statistikave të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Po luante në oborr, 2-vjeçarin e zë poshtë motori

Një fëmijë 2 vjeç është zënë poshtë nga një motor që ndodhej i parkuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimet me urdhër të SPAK në Kadastër, policia jep detajet dhe publikon pamjet

Policia ka dhënë detaje për arrestimet e djeshme në Kadastër.  4 të arrestuarit akuzohen për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dëmtohet busti i “Skënderbeut” në Gjenevë, autoritetet zvicerane nisin hetimet

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj…

LEXO ME SHUME