Categories Covid-19, Lajme

​Zbulohet simptoma më e zakonshme e koronavirusit

Koronavirusi ka “sunduar” jetën tonë për gati një vit, por falë hulumtimeve dhe studimeve të shumta, ne e njohim virusin sot shumë më mirë sesa në ditët e para të epidemisë. Hulumtimi vazhdon të zbulojë faktet në lidhje me virusin, duke përfshirë një studim të ri që paraqet simptomën më të zakonshme të mundshme: dhimbje muskulore, raportojnë mediat botërore.

Përparimi në kuptimin e simptomave të shoqëruara me Covid-19 mund të ndihmojë gjithashtu në përfundimin e kësaj pandemie. Studiuesit tani po analizojnë sasinë e gjerë të të dhënave shëndetësore të krijuara gjatë pandemisë, për të siguruar një pamje më të qartë të simptomave të lidhura me Covid-19.

Një studim i fundit i botuar në British Medical Journal u përpoq të karakterizonte simptomat e Covid-19 në popullatën Islandeze. Sipas mediave, studimi përbëhej nga të gjithë individët, testi i të cilëve ishte pozitiv për koronavirus midis 17 mars dhe 30 prill 2020.

Midis 1,564 personave pozitivë për SarsCov-2, simptoma më e zakonshme ishte mialgjia. Mialgjia zakonisht përshkruan dhimbjen në muskuj – ligamentet, tendinat dhe fascinë, indet e buta që lidhin muskujt, kockat dhe organet. Mialgjia (55%) u shoqërua me dhimbje koke (51%) dhe kollë të thatë (49%). Ndërsa ethet dhe gulçimi ishin më pak të shpeshta nga sa ishte raportuar më parë./rel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME