Categories Lajme

‼️Rregulla të arta të sigurisë në plazh ‼️

Ngjarja e rëndë e ndodhur një ditë më parë në plazhin e Durrësit, ku dy persona humbën jetën është një sinjal alarmi për Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore.
Kujdesi, vëmendja, parandalimi dhe këshillimi janë në qendër të vëmendjes sonë, pasi pasojat mund të jenë fatale. Për fat të keq si pasojë e pakujdesisë humbasim jetë nga mbytjet. Që nga fillimi i sezonit turistik veror e deri tani janë regjistruar 11 raste. QKUM ju këshillon që të tregoheni të kujdesshëm dhe të ndiqni si duhet rregullat e arta për të kursyer sa më shumë jetë.

👉 Mbrojtja më e mirë është PARANDALIMI!

‼️Rregulla të arta të sigurisë në plazh ‼️

– Mos notoni vetëm.
– Fëmijët të jenë gjithmonë të shoqëruar kur hynë në det.

-Mos u hidhni nga lartësi nëse nuk e njihni atë zonë të detit.
-Mos hyni në det të paktën një orë pas ngrënies.

-Nëse keni qëndruar gjatë në diell, hyni në det ngadalë, qëndroni 1-2 minuta në ujë.
-Lagni gjymtyrët, fytyrën dhe trupin.
-Prisni disa sekonda pas lagies, pastaj mund të zhyteni.

-Nëse keni konsumuar pije alkoolike gjatë vakteve, nuk këshillohet hyrja në ujë.
-Nëse keni terapi antidepresive ose anti ankth, mos hyni në det vetëm.

-Mos notoni në zona të panjohura, respektoni kufizimet e plazheve.
-Mos notoni larg kufizimeve të plazhit për tu ruajtur nga mjetet motorike detare

-Notoni paralel me bregun e detit.
-Nëse ndeshni vështirësi nga rrymat, për të dalë në breg, mos insistoni.

– Lëreni rrymën t’ju çojë drejt detit dhe në momentin që nuk ndjeni vështirësi, spostohuni majtas ose djathtas nga 10 – 50 metra, pastaj shkoni drejt bregut.

– Respektoni rregullat e notimit sipas flamujve në kullat e rojes bregdetare:
👉Flamuri i gjelbër-Lejohet notimi.
👉Flamuri i verdhë – Notim me masa mbrojtëse.
👉Flamuri i kuq – Ndalohet notimi.

– Respektoni rregullat e higjienës dhe pastërtisë në plazhe.
– Nëse ndodheni në raste mbytjesh në det, njoftoni menjëherë 127.

-Një person i trajnuar (mjek, infermier) për dhënien e ndihmës së parë telefonike do t’ju drejtojë deri në mbërritjen e ekipit mjekësor.

👉Mësoni manovrat bazë të jetëshpëtimit (BLS – Mbajtja e parametrave jetësor bazë). 

Njësia e Koordinimit pranë Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore është në gatishmëri për t’ju përgjigjur çfarëdo lloj kërkese për ndihmë mjekësore ose konsultimi në numrin falas 1-2-7.

#Siguria_në_Plazh #Mësoni_dhënien_e_ndihmës_parë #BLS #Telefono127#QKUM_në_Shërbimin_Tuaj 🚑🚨

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME