Categories Lajme

1 humbje jete dhe 534 raste të reja nga 4262 testime të kryera në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se 1 person ka humbur jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa janë shënuar 534 raste të reja nga 4262 testime të kryera.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një qytetar 65 vjeç nga Vlora. Ndërsa rastet që kanë rezultuar pozitivë me Covid19 janë në këto bashki:

177 raste në Tiranë, 49 në Shkodër, 39 në Vlorë, 24 në Lezhë, 21 në Sarandë, nga 17 raste në Pogradec, Krujë, nga 15 raste në Elbasan, Fier, 12 në Vau i Dejës, nga 11 raste në Malësi e Madhe, Lushnje, 10 në Durrës, nga 9 raste në Kamëz, Berat, nga 8 raste në Kurbin, Kavajë, nga 7 raste në Gjirokastër, Kolonjë, nga 6 raste në Mat, Divjakë, Korçë, Gramsh, nga 5 raste në Dimal, Kukës, nga 4 raste në Has, Shijak, Mallakastër, nga 3 raste në Pukë, Dibër, Memaliaj, nga 2 raste në Kuçovë, Përmet, nga 1 rast në Tropojë, Mirditë, Rrogozhinë, Këlcyrë, Tepelenë, Devoll, Skrapar, Poliçan, Cerrik.

Aktualisht janë 5573 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 81 pacientë. Janë shëruar 89 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 131,273 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Muaji Gusht është muaj i hapur i vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME