Categories Lajme

1 Maji, Sindikatat e Arsimit në protestë: Paga dhe kushte dinjitoze për mësuesit…

Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, 1  Maj, Sindikata e Pavarur e Arsimit dhe Federata e Sindikatave të Arsimit dhe Shkencës zhvilluan një protestë ku kërkojnë që arsimi në vend të kthehet në një prioritet kombëtar.

Mësuesit janë mbledhur në Sheshin Skënderbej nga ku do të marshojnë në mënyrë paqësore drejt Ministrisë së Arsimit. Kërkesat e tyre janë paga më të larta, kushte më dinjitoze pune për mësuesit në të gjithë vendin si dhe infrastrukturë moderne për arsimin në vend.

Në një interviste për RTSH 24, Nevrus Kaptelli, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Arsimit tha se qeveria duhet të mbajë premtimin që 5 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto duhet t’i dedikohet buxhetit për një arsim cilësor.

“Ky 1 maj na gjeti sërish në të njëjtin vend si një vit më parë me pothuajse me të njëjta kërkesa si vitet e kaluara. Përmirësimi i kushteve të punës së mësuesve ende nuk janë realizuar për një punë dinjitoze të tyre. Nuk mund të ketë arsim cilësor pa mësues të mirë paguar. Kryeminsitri të mbaj premtimin që buxheti për arsimin të jetë 5 % e prodhimit të brendshëm bruto. Pa vlerësuar arsimin si një prioritet kombëtar nuk mund të ketë infrastrukturë bashkëkohore arsimore, paga dinjitoze dhe kushte më të mira pune.  Pa mësues të përgatitur dhe arsim të mirë, nuk mund të ketë një të ardhme të ndritur nesër”, tha Kaptelli

Edhe kryetari i Federatës së arsimit, Isa Reka theksoi se arsimi duhet të kthehet në një prioritet kombëtar dhe se teknologjitë e fundit duhet të përfshihen në mësimdhënie për të rritur standardet.

“Sot ndodhemi këtu për zgjidhjen e problemeve që janë shumë të rëndësishme, nuk kemi paga dinjitoze për mësuesit, duhet të këtë mjete mësimore cilësore, nuk kemi mjete për përdorimin e teknologjisë në mësimdhënie, nuk kemi ambiente të përshtatshme pune në të gjithë vendin për mësuesit dhe këto janë të nevojshme për një arsim cilësor. Jemi pikërisht këtu sot për t’i treguar qeverisë dhe publikut që arsimi duhet të jetë prioritet kombëtar dhe ka nevojë për më shumë mbështetje”, tha Reka.

Në shumë vende të botës përkujtohet më 1 Maj, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, e cila synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale dhe vështrimin ekonomik-social të punëtorëve.

Për herë të parë 1 Maji është kremtuar në Shqipëri në vitin 1905, kohë kur Shqipëria ende ishte ende pjesë e Perandorisë Osmane.  Një grup të rinjsh e punëtorësh organizuan në një manifestim nëpër rrugët jashtë qytetit të Shkodrës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentat 39-vjeçarit turk, sherri i nisur në Turqi përfundoi me plumba në Tiranë

Një sherr që ka nisur që në Turqi dyshohet të jetë shkaku i atentatit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Sot, në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ditën në punë dhe natën pjesë e rrjetit të trafikut të kokainës, arrestohet shqiptari në Itali! I gjenden kokainë, municione dhe kanabis

Një operacion i Karabinierëve në Calcinato në Itali, çoi në arrestimin e një 48-vjeçari shqiptar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ 47-vjeçarja shqiptare humb jetën pas diagnozës së gabuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Një 47-vjeçare shqiptare ka humbur jetën si pasjë…

LEXO ME SHUME