Categories Lajme

1 qytetare 64 vjeçe nga Vlora humb betejën, 451 raste të reja, dhe 7 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot 451 raste të reja me COVID-19 dhe 7 humbje jete në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fata litetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID-19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 4081 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 451 qytetarë, në këto bashki:

227 raste në Tiranë, 38 në Fier, 31 në Durrës, 21 në Korçë, 17 në Berat, 12 në Sarandë, nga 11 raste në Shkodër, Kavajë, 10 në Pogradec, 9 në Pukë, nga 6 raste në Kukës, Krujë, nga 5 raste në Lezhë, Dibër, Delvinë, nga 4 raste në Tropojë, Lushnjë, Divjakë, nga 3 raste në Has, Kamëz, nga 2 raste në Librazhd, Gramsh, Kuçovë, Vlorë, Vorë, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Mirditë, Kurbin, Mat, Libohovë, Përmet, Tepelenë, Kolonjë.

Janë 12,700 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 242 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID-19 7 qytetarë: 2 qytetarë nga Fieri të moshave 49-62 vjeç, 1 qytetare 58 vjeçe nga Elbasani, 1 qytetare 64 vjeçe nga Vlora, 1 qytetar 70 vjeç nga Kavaja, 1 qytetar 78 vjeç nga Tirana, 1 qytetar 85 vjeç nga Gjirokastra.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 533 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 148,117 që nga fillimi i epidemisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panaja të Vlorës! 36-vjeçari i vë flakën një mjeti dhe qëllon me armë në ajër, shoqërohet në polici

Një incident është regjistruar në fshatin Panaja, në Vlorë, ku një 36-vjeçar dyshohet se i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Çermë-Divjakë, 71-vjeçarja humb jetën në vend .! Arrestohet 24-vjeçari

Një tjetër aksident me vdekje këtë mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjes. Një 71-vjeçare ka humbur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbetën të bllokuar në det, Policia Kufitare shpëton 3 persona në Velipojë

Në zonën e Velipojë, tre shtetas kanë mbetur të bllokuar në det pasi mjeti i tyre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME