Categories Lajme

1 vit nga humbja e Kasem Hysenbellit, njeriu që i shkonte deri në fund të vërtetës

E shtuna e 5 dhjetorit e një viti më parë përcolli rrufeshëm lajmin e kobshëm, për shumëkënd ishte lajm i pabesueshëm. Kasem Hysenbelli mbylli sytë përgjithmonë, u shua nga Covid-19 në moshën 59-vjeçare në Turqi duke lënë pas dhimbje të madhe.

Përveç për familjen dhe miqtë e tij të ngushtë, ikja nga kjo jetë e Kasem Hysenbelliut ishte jo vetëm e parakohshme por edhe shumë e rëndë, ishte humbje e thellë. Miqtë dhe bashkëpunëtorët e vlerësojnë si personalitet solid, karakter të fortë, njeri modest, të vëmendshëm ndaj mendimeve ndryshe, i apasionuar pas të resë.

Ata e vlerësojnë si mikun dhe mbështetësin e gazetarëve të rinj, njeriun e përgjigjes të shpejtë ndaj çdo propozimi, korrekt me bashkëpunëtoret, dhe i qartë në orientimin e tij për trajtimin e problemeve të shoqërisë në televizion. Një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të Kasem Hysenbelliut është gazetari Enton Abilekaj, i cili punoi me të në televizionin News 24 dhe më pas Fax News. Ai thekson se i ndjeri ekuilibronte shumë pushtete në peisazhin televiziv si një njeri që nuk bënte kompromis me fjalën e lirë.

“Patëm një marrëdhënie shumë të mirë që në fillim, që u bazua tek rezultatet dhe tek puna. Një meritë e tij ishte që mbi të gjitha mbante shumë presionin që vinte nga jashtë. Një media si News 24, dihet për audiencën që ka Newsi dhe për impaktin, presioni i politikës i biznesit, presioni social nga të gjitha drejtimet, partitë grupet e interesit ishte shumë i madh nga të katër anët dhe një presion të tillë e mbante Kasemi”, shprehet gazetari Enton Abilekaj. Profili i tij si ish-ushtarak e bënte t’i shkonte deri në fund të vërtetësi dhe t’i rezistonte çdo sfidë.

Hysenbelli u nda nga kjo jetë duke lënë nga pas televizionin qe e donte aq shume e që sot trashëgohet nga bashkëshortja dhe dy fëmijët e tij. Pasuria e tij e madhe shpirtërore “Fax News” sot drejtohet nga fëmijët e tij, me të njëjtin pasion, përkushtim, me të njëjtën filozofi, mbështetur edhe tek vëllai i tij zoti Irfan Hysenbelliu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME