Dhjetë ditë nga thirrja e kryeprokurores Arta Marku për vartësit e saj për të plotësuar vakancën në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ReportTv mëson se asnjë prokuror nuk ka shfaqur interes.
Pas shkarkimit të të zgjedhurit nga radhët e prokurorëve, Genti Osmanit prej datës 2 shtator 2019 kur thirrja u bë publike ende asnjë kandidat s’ka aplikuar.
Më herët në KLP janë zëvendësuar Antoneta Sevdari prokurorja e zgjedhur nga radhët e akuzës së kryeqytetit, ndërsa me largimin e Osmanit KLP është me 10 anëtarë, duke bërë që vota e kreut të KLP-s Genti Osmanit të përllogaritet 1 votë e gjysmë për çdo vendimmarrje nëse dilet 5 me 5 mes anëtarëv