Categories Lajme

Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 1 në kërkim në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar dhe proceduar 4 persona për akuza të ndryshme si drogë, aksident, thyerje e masës së gjykatës, djegie makine apo gjendje të dehur, kurse një i pestë u shpall në kërkim.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve procedoi dhe dërgoi në Prokurori të dyshuarin I. G., 21 vjeç, banues në Himarë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet iu gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis sativa.

Sakaq, 64-vjeçari me inicialet K. Sh., banues në Vlorë, akuzohet se u konstatua ditën e djeshme (25 Dhjetor) jashtë banesës së tij, duke thyer masën e sigurimit “arrest në shtëpi”.

Policia e Selenicës shpalli në kërkim shtetasin L. K., 31 vjeç, banues në fshatin Kot, pasi dyshohet se dje ka djegur me lëndë djegëse, për motive të dobëta, një automjet tip “Benz”, në pronësi të L. Z.

Policia Rrugore bëri me dije se arrestoi M. A., 42 vjeç, banues në Vlorë, i cili është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

I fundit u procedua A. Gj., 68 vjeç, i cili duke drejtuar mjetin e tij “Ford”, në aksin rrugor Brataj-Vlorë, është aksidentuar me automjetin tip “Volkswagen”, me drejtuese shtetasen J. K., 49 vjeçe. Për pasojë është plagosur pasagjerja E. L., 52 vjeçe, e mjetit të dytë, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME