Categories Lajme

10 kompani skualifikohen nga gara për të nxjerrë fituese FUSHA SHPK, një infermier të tyre do ta paguajmë 600 mijë euro

Gazetari Klodian Tomorri ka hedhur dritë mbi një tender të dyshimtë që është bërë nga ARRSH, për zgjerimin e rrugës që lidh Aerportin e Vlorës me autostradën Fier-Vlorë. Gazetari thotë se nga gara janë skualifikuar jo pak po 10 kompani që kishin ofertë më të ulët, për ti hapur rrugë fitores së këtij tenderi nga kompania Fusha, e njohur për aferat me bashkinë e Tiranës.

”Te dhjete ofertat jane skualifikuar thuajse me te njejtin sebep. Kompanite nuk kane patur te kontraktuar ose te punesuar nje ekspert per dhenien e ndihmes se pare. Domethene duhej nje infermier me kutine e ndihmes se shpejte ne kantier”, shkruan mes të tjerave gazetari në postimin e tij. Tomorri shkruan se në tenderat që bëhen nga BE, kompanive iu thuhet një klauzolë e tillë, që në vetvete nuk dëmton projektin  infrastrukturor, por ARRSH ka kërkuar me ngulm që të gjejë pretekst për skualifikimin e 10 kompanive.

Postimi i plotë i Tomorrit: Nje tjeter tender i shkelqyer ne infrastrukture

Ka bere nje tender ARRSH per zgjerimin e rruges qe lidh Aeroportin e Vlores me Autostraden Fier-Vlore. Fondi limit 2.2 milione euro. Ajo qe ka ndodhur aty eshte nje monument i pisllekut buxhetor.

Kane skualifikuar 10 ofertat me te uleta dhe ia kane dhene tenderin kompanise se 11-te. Kush ishte kompania e 11-te? Fusha. Diferenca nga oferta me ulet tek oferta fituese eshte plot 600 mije euro.

Statistikisht, probabliteti qe 10 oferta rresht te mos jene ne rregull me kriteret e tenderit eshte zero. Thjesht eshte e pamundur te ndodhe. Por si e kane justifikuar? Kollaj fare.

Te dhjete ofertat jane skualifikuar thuajse me te njejtin sebep. Kompanite nuk kane patur te kontraktuar ose te punesuar nje ekspert per dhenien e ndihmes se pare. Domethene duhej nje infermier me kutine e ndihmes se shpejte ne kantier.

Kriteret e tenderave te ketyre jane veper arti. A thua se nuk i kerkohet dot kompanise, qe ka paraqitur oferten me te mire te pajtoje nje ekspert te ndihmes se shpejte pasi eshte zhvilluar tenderi. Institucionet e huaja, USAID-i, BE etj etj keshtu veprojne kur bejne tendera. Kurse keta tanet jo. Sepse keta nuk kane qellim te mbrojne taksapaguesin dhe ta cojne garen tek oferta me e mire per buxhetin. Qellimi i ketyre eshte qe te perdorin kriteret per ta cuar tenderin aty ku duan. Si perfundim, kete infermierin e Fushes, qe do te vije rrotull kantierit te rruges me kutine e ndihmes se shpejte ne dore do ta paguajme 600 mije euro ne per vetem 14 muaj. Njesoj si CEO-n e Goldman Sachsit. (Faxweb.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Preka fundin…”/ Ish-banorja e BBV 5 rrëfen momentin e vështirë të jetës: Një mjekim i gabuar i djalit bëri që…

Ish-banorja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Egi Gjyzeli, ka qenë së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën në aksident bashkë me të atin, pedagogu publikon provimin e fundit të studentes së mjekësisë

Mjeku dhe pedagogu Admir Sinamati ka ndarë një reagim prekës për studenten e Fakultetit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dërgonin pacientët e onkologjikut në klinika private, Prokuroria dërgon në gjyq zv.drejtoreshën e QSUT dhe mjekët

Prokuroria e Tiranës përfundon hetimin për mjekët e spitalit Onkologjik dhe zyrtarëve të QSUT. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Tepelenë-Krahës, përplasen dy makina, 8 të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së mërkurës në aksin Tepelenë-Krahës, pranë fshatit Iliras,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në bypass-in Orikum -Vlorë, makina merr para tufën e bagëtive, plagoset çobani

Një aksident ka ndodhur mbrëm në aksin rrugor ByPass në drejtim Orikum–Vlorë. Një mjet tip…

LEXO ME SHUME