Prej 7 vitesh në pushtet në Partinë Socialiste janë skicuar ata që vlerësohen më të pushtetshmit. Nga kryeministri Rama, Ruçi, Veliaj, Balla, Braçe, Lleshaj, Fuga, Agaçi, Ahmetaj, e te ministrja Balluku. Kush janë 10 “të fortët” e PS-së që kanë grumbulluar pushtet politik, që kanë më shumë ndikim, kulisat dhe rivalitetet, por edhe një parashikim për të ardhmen e tyre politike. Një profil-analizë nga Roland Qafoku, e ndërthurur me informacion dhe detaje që vijnë për herë të parë.
NGA ROLAND QAFOKU
Për pak javë mbushen 7 vjet nga fitorja dhe ardhja në pushtet e Partisë Socialiste. Që nga zgjedhjet e 23 qershorit të vitit 2013 kur kjo parti mori 713 mijë vota, si dhe zgjedhjet e 25 qershorit vitit 2017 kur mori 765 mijë vota, është ravijëzuar plotësisht jo vetëm pushteti ekzekutiv i kësaj force politike, por edhe ata që janë përfaqësuesit më të pushtetshëm të këtij grupimi. Kryetari dhe kryeministri Edi Rama është bërë në parti gjithnjë edhe më i pushtetshëm, më i fortë, më i qëndrueshëm dhe pa asnjë rival. Beteja bëhet se kush është ai që ndodhet më pranë tij, që i shërben atij dhe më e rëndësishmja fare, kush është ai që ka besimin më të madh të tij.
Në fakt, në pushtet ka një rregull: një drejtues e shijon shumë rivalitetin mes vartësve, sepse vetëm kështu ulet ndjeshëm mundësia që ata të bëjnë komplot ndaj tij. Duket se në Partinë Socialiste ky rregull ka gjetur vend mirë. Është fakt që rivaliteti mes njerëzve më të fortë të pushtetit që janë pranë kryeministrit Edi Rama është më i madh se normalja dhe parashkimi. Përveç njërit, Gramos Ruçi.
Ai është i vetmi që qëndron i përhershëm aty, i dyti. Të tjerë, ose kanë qenë dikur dhe nuk janë më, ose nuk kanë qenë fare në start të pushtetit dhe tashmë janë “new entry”. Nëse kjo listë do të ishte bërë në vitin 2013 – deri në 2016, pa dyshim që aty do ishte Saimir Tahiri.
Por, ai u tret sa nga ky rivalitet politik, sa nga gabimet e tij, por më shumë nga besimi i tepruar që pati te vetja. Në atë listë pa dyshim duhet të ishte edhe Fatmir Xhafaj, I cili e pati kulmin e tij si pushtetar. Por ministri i Brendshëm u bë viktimë e komploteve të denja për skenare të dala nga shkolla e spiunëve Luftës së Ftohtë në Lindjen Komuniste. Por, as Tahiri e as Xhafa tani nuk janë më pjesë e top 10 listës duke u zëvendësuar me të tjerë që vërtet janë pjesë e listës, por nuk e kanë kurrë fuqinë politike të tyre. Një pjesë e kësaj liste janë në një karrierë në ngjitje me antenat ngritur, që të mos u rrëshqasë këmba, si Tahiri dhe Xhafa.
Të tjerë akoma pothuajse janë të rinj, duke zbatuar rregullin e vendosur nga Rama kur tha se asnjë socialist nuk do qëndronte në ekzekutiv më shumë se 5 vjet, sigurisht përveç tij. Më poshtë kemi renditur 10 më të të pushtetshmit dhe ata që kanë më shumë ndikim në Partinë Socialiste, por edhe arsyet dhe një parashikim për të ardhmen e tyre politike.
EDI RAMA GRAMOS RUÇI ERION VELIAJ TAULANT BALLA ERION BRAÇE SANDËR LLESHAJ ENDRI FUGA ENGJËLL AGAÇI ARBEN AHMETAJ BELINDA BALLUKU