Categories Sport

Presidenti i La Ligës: Për një muaj, do të ketë ndeshje çdo ditë

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas ka këmbëngulur që ndeshjet e ligës spanjolle të luhen çdo ditë për një muaj, nëse futbolli e bën kthimin e shumëpritur në qershor. Kampionati spanjoll u shty për kohë të pacaktuar në mars pas shpërthimit të koronavirusit por pas dy muaj izolimi, lojtarët kanë filluar të kthehen në stërvitje duke iu përmbajtur rregullave të distancës sociale.

Rifillimi i stërvitjes ka çuar në shpresat që La Liga mund të kthehet në javët në vijim, me Tebas që konfirmoi 12 qershorin si datën e kthimit. Megjithatë, 57-vjeçari mbetet i pasigurt në datën e saktë dhe këmbëngul se do të ketë rrezik minimal për lojtarët gjatë ndeshjeve. ”Nuk e di kur do të kthehet futbolli. Nuk e di nëse data më e mundshme është 19 qershori, unë do të doja të ishte 12 qershor. Kjo do të varet nga pandemia”, tha Tebas për El Partidazo në Movistar.

”Do të ketë ndeshje në ligë çdo ditë për 35 ditë, 24 orë para ndeshjes lojtarët do të testohen”. ”Rreziku më i ulët do të jetë gjatë ndeshjeve, unë kërkoj që rregullat shëndetësore të ndiqen për të arritur në fillim me sa më pak të infektuar që të jetë e mundur”, vazhdoi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Shqipëria “rrëzon” Bjellorusinë dhe nis me fitore Ligën e Kombeve

Shqipëria ka mposhtur 2-0 Bjellorusinë në “Air Albania”, në ndeshjen e parë të Ligës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME