Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike
Një aksident i rëndë është regjistruar në By Pass-in e Beratit, në dalje të qytetit, ku janë përfshirë tre 16-vjeçarë që po lëviznin me motorë elektrikë.
Sipas informacioneve paraprake, të miturit dyshohet se po zhvillonin gara me njëri-tjetrin, kur kanë humbur kontrollin dhe janë përplasur në rrethrrotullim.
Të tre adoleshentët janë transportuar në Spitalin Rajonal të Beratit. Dy prej tyre, me dëmtime të rënda në kokë, janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje kritike, ndërsa i treti po merr trajtim në Berat, jashtë rrezikut për jetën, por me fraktura të shumta.
Policia Rrugore po heton për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
