Një bar-kafe është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit në Karbunarë të Vogël, duke u shkrumbuar plotësisht.
Zjarri ka rënë gjatë natës dhe është përhapur me shpejtësi në ambientet e lokalit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Fatmirësisht, nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar.
Dyshimet paraprake janë se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike. Ndërkohë, pritet që hetimet të përcaktojnë shkakun e saktë të rënies së zjarrit dhe vlerën e dëmeve materiale.
