Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë administrative Fan të Mirditës.
Sipas informacioneve paraprake, tre persona të maskuar, të pajisur me shkopinj bejsbolli dhe që dyshohet se mbanin edhe armë, i kanë zënë pritë mjekut teksa po dilte nga banesa për të shkuar në punë.
Pas sulmit, autorët dyshohet se i kanë marrë edhe celularin. Mjeku është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Mirditës për të marrë ndihmën mjekësore.
Deri më tani, motivet e ngjarjes mbeten të paqarta, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga Policia për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të sulmit. Gjendja shëndetësore e mjekut nuk është bërë ende e ditur zyrtarisht.
