Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim për tre vrasje

Tre personat e arrestuar nga Policia e Lezhës, mes tyre Vinçesk Piroli, dyshohen si autorë të tre vrasjeve të kryera gjatë dy viteve të fundit.

Sipas gazetares Xhensila Kodra, grupi hetimor po mbledh prova për dyshimet se ata vepronin si vrasës me pagesë. Ata dyshohet se kanë ekzekutuar Artan Myrtajn, i njohur si “Tani i Ruzhdiut”, në Sarandë, si dhe dy persona të tjerë në qarkun e Shkodrës dhe në Mirditë. Piroli dyshohet të ketë qenë ekzekutori kryesor.

Piroli dhe Ymeri u arrestuan teksa lëviznin të armatosur dhe me skafandra, me një motomjet të vjedhur në Suedi. Ndërsa Tarja dyshohet se do t’i ndihmonte të largoheshin me automjet pas kryerjes së krimit.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi tri pistoleta, municion luftarak, motomjetin dhe një automjet tip “Volkswagen”. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjeve dhe përcaktimin e rolit të secilit prej të dyshuarve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pasqyra e Çmimeve” online, qytetarët mund të krahasojnë çmimet e produkteve

Platforma digjitale “Pasqyra e Çmimeve” është tashmë e aksesueshme online përmes faqes zyrtare pasqyraecmimeve.al, duke…

LEXO ME SHUME