Categories Lajme

“Pasqyra e Çmimeve” online, qytetarët mund të krahasojnë çmimet e produkteve

Platforma digjitale “Pasqyra e Çmimeve” është tashmë e aksesueshme online përmes faqes zyrtare pasqyraecmimeve.al, duke u ofruar qytetarëve mundësinë të informohen mbi çmimet e produkteve të shportës bazë. Nisma synon të rrisë transparencën në treg dhe t’i ndihmojë konsumatorët të krahasojnë ofertat e subjekteve tregtare.

Në platformë, çdo produkt paraqitet në një skedë të veçantë, ku mund të gjenden emri, marka dhe gramatura, çmimi i deklaruar, furnitori dhe rrjetet e supermarketeve ku shitet.

Kjo u mundëson qytetarëve të identifikojnë se ku mund t’i blejnë produktet e përzgjedhura dhe të krahasojnë çmimet përpara se të kryejnë blerjet. Informacioni mund të konsultohet si nga telefoni, ashtu edhe nga kompjuteri, ndërsa çmimet paraqiten me TVSH të përfshirë.

Përmes këtij mekanizmi synohet të rritet transparenca dhe të nxitet konkurrenca mes bizneseve, duke u dhënë konsumatorëve më shumë informacion për shpenzimet e tyre të përditshme.

Nisma mbështetet në paktin vullnetar “KURSE”, ku, sipas informacionit të bërë publik, janë përfshirë rreth pesë rrjete të mëdha supermarketesh dhe 22 furnitorë kryesorë. Subjektet pjesëmarrëse angazhohen të mbajnë të pandryshuara çmimet e një liste të caktuar

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME