Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar

Enes Isaku, vetëm 16 vjeç, do të përcillet këtë të hënë për në banesën e fundit, pasi humbi jetën në një aksident tragjik në ambientet e lokalit të dasmave “AV Wedding Center”, ku punonte si kamarier gjatë fundjavave.

Sipas informacioneve paraprake, adoleshenti po bënte shaka pranë ashensorit me kolegun e tij, Endri Stafuka, 26 vjeç. Ky i fundit dyshohet se e ka shtyrë Enesin brenda kabinës dhe ka shtypur butonin për katin e parë. Menjëherë pas mbylljes së derës, ashensori dyshohet se ka pësuar defekt, duke u rrëzuar deri në katin zero pas shkëputjes së kavove.

Përplasja rezultoi fatale për 16-vjeçarin, i cili humbi jetën në vendngjarje. Pas aksidentit, policia arrestoi 26-vjeçarin, ndaj të cilit është ngritur akuza për “vrasje nga pakujdesia”.

Në kuadër të hetimeve po shqyrtohen edhe rrethanat e përdorimit të ashensorit pak çaste para ngjarjes. Sipas raportimeve, pronari i lokalit, Afrim Vathi, i cili është edhe gjyshi i viktimës, ishte ngjitur me ashensor deri në katin e sipërm pak përpara aksidentit.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet teknike të defektit dhe përgjegjësitë për tragjedinë që tronditi familjen e 16-vjeçarit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pasqyra e Çmimeve” online, qytetarët mund të krahasojnë çmimet e produkteve

Platforma digjitale “Pasqyra e Çmimeve” është tashmë e aksesueshme online përmes faqes zyrtare pasqyraecmimeve.al, duke…

LEXO ME SHUME