Categories Covid-19, Lajme

10 në Vlorë, 336 raste të reja, gjashtë humbje jete në 24 orët e fundit

6 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri në 24 orët e fundit. Nga 2865 testime të kryera, janë konfirmuar 336 raste të reja, ndërsa raportohet se janë shëruar 625 persona.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 276 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjienën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2865 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 336 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

88 raste në Tiranë, 24 në Elbasan, 22 në Fier, 21 në Shkodër, 19 në Korçë, 16 në Berat, nga 14 raste në Durrës, Pogradec, 13 në Kukës, 11 në Gjirokastër, 10 në Vlorë, 9 në Devoll, nga 8 raste në Lushnje, Sarandë, 6 në Lezhë, nga 5 raste në Krujë, Malësi e Madhe, Patos, nga 3 raste në Rrogozhinë, Dimal, Peqin, nga 2 raste në Kurbin, Has, Kavajë, Mirditë, Tropojë, Mallakastër, Fushë Arrëz, Selenicë, Dibër, Dropull, nga 1 rast në Përmet, Divjakë, Belsh, Kolonjë, Gramsh, Skrapar, Cërrik, Poliçan, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 625 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 92,500 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 276 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Shkodra, të mosharve 47 – 83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME