Categories Covid-19, Lajme

10 vjeçari humb jetën pas infektimit me Covid, babai: Doktori na tha që të prisnim për vaksinën

Një dhjetë vjeçar, Lorenzo Gazzano, vdiq në Njësinë e Kujdesit Intensiv të Spitalit në Torino. I vogli, sipas asaj që mësohet nga burime shëndetësore, është goditur nga komplikacionet e lidhura me Covid dhe duke marrë parasysh edhe moshën e tij, nuk ishte vaksinuar.

Bababi i tij thotë se mjekët nuk e kishin këshilluar që të vaksinohej, e megjithatë Covid i mori jetën. Lorenzo  ishte transferuar në Torino mëngjesin e së hënës nga spitali Mondovì (Cuneo) në gjendje të rëndë. I mituri nuk kishte ndonjë patologji të rëndë të mëparshme.

Fëmija jetonte në Nucetto, një fshat i vogël në Luginën Tanaro, së bashku me prindërit dhe dy vëllezërit e tij më të mëdhenj. Ai mbërriti në spitalin e Torinos me temperaturë të lartë, dhimbje të forta muskulore në gjymtyrët e poshtme dhe iu desh që të kalonte në dializë.

Megjithatë, përpjekjet e punonjësve shëndetësorë të Regina Margherita për ta shpëtuar, dolën të padobishme. Fëmija vuante nga krizat epileptike, por derimë tani epilepsia nuk mund të konsiderohet si një faktor rëndues për infektimet nga Covid 19. Nuk dihet ende nëse ishte i infektuar nga Delta apo Omicron.Fax

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Korçë , vajza e mitur tenton përsëri vetëvrasjen me hedhje nga pallati, e shpëton banori!

Prej 5 muajsh, vijon saga e ngjarjeve në familjen Dhëmbi, në lagjen nr. 14 të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për ditën e premte, rikthehet “dimri” në pranverë, borë në zonat malore

Ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sot ndeshja e kombëtares/ Policia polake ndalon festimet e shqiptarëve, kontrolle të imtësishme (VIDEO)

Në prag të ndeshjes së kombëtares sonë të futbollit me Poloninë, forcat e policisë polake…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sulmi kibernetik iranian ndaj Postës Shqiptare, reagon AKSK: Nuk janë identifikuar të dhëna të enkriptuara apo të fshira!

Agjencia Kombëtare e Sigurisë Kiberentike ka reaguar në një deklaratë zyrtare mbi sulmin kibernetik të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia e Roskovecit! Vrau bashkëshorten e më pas veten, fëmijët refuzojnë varrimin e babait të tyre

I braktisur nga të gjithë dhe i pashoqëruar nga asnjë familjar, 80-vjeçari Shefit Rrapaj, autor…

LEXO ME SHUME