Categories Lajme

100 grabitje dhe tmerr i biznesmenëve, kush është beratasi që OFL i dërgoi sot formularin

OFL i dërgoi sot formularin për deklarimin e pasurisë Aleks Priftit, një personazhi që u arrestua më bujë në gushtin e vitit 2017 pasi kishte kryer një mori grabitjesh në Shqipëri dhe Belgjikë.

Në momentin e arrestimit të tij, policia kishte dokumentuar të paktën shtatë grabitje të Priftit në Shqipëri, ndërsa dosja e tij është shumë më voluminoze në Greqi dhe Belgjikë, shkruan abcnews.al.

Dyshohet se 41-vjeçari e kishte kryer aktivitetin kriminal në Belgjikë përgjatë viteve 2005-2007.

Por ndërsa hetohej nga belgët, ai i humbi gjurmët. Disa muaj para arrestimit të tij nga policia shqiptare, një grup prokurorësh belgë zbarkuan në vendin tonë, në kuadër të hetimeve të nisura ndaj Priftit, i cili dyshohej si autor i të paktën 100 grabitjeve me armë dhe për një vjedhje me dhunë me pasoje vdekjen e një shtetaseje belge.

Nga verifikimet ka rezultuar se në 2008, Aleks Prifti, është dënuar në Greqi për “Vjedhje me dhunë dhe goditje për shkak të detyrës të një punonjësi policie”.

Burimet policore thanë se edhe gjatë kohës që ishte në burg në Greqi, dyshohet se ai kërcënonte biznesmenë në Urën Vajgurore, duke iu vënë gjoba.

Policia dyshon se ai e kryente aktivitetin kriminal në bashkëpunim me vëllain, i cili u arrestua në qershor 2017, për gjobëvënie.

Pas përfundimit të dënimit, në qershor 2017, Aleks Prifti është dëbuar nga Greqia e fill sapo ka hyrë në territorin shqiptar, ai rinisi aktivitetin e tij kriminal, duke grabitur karburante dhe biznese të ndryshme.

Përgjatë muajve të verës, Prifti kreu 7 grabitej deri në arrestimin e tij në gusht. /abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Nga Bangkoku drejt Italisë me valixhen e mbushur me drogë, shqiptari arrestohet në “Malpensa”

Shqiptari zbarkoi në aeroportin e “Malpensës” në Milano, ndërsa zbriti nga avioni i linjës së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP operacion në Sarandë e Ksamil për ndërtimet pa leje, dyshohen efektivë të përfshirë në aktivitete të paligjshme

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një operacion në Sarandë, Ksamil dhe në disa zona…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë në banesë 60-vjeçari në Maliq

Një 60-vjeçar gjendet i pajetë në fshatin Zëmblak të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga autorëve të vjedhjes/ Tiranë, grabitën para dhe bizhuteri në një apartament më 8 maj

Dy persona janë vënë në pranga nga komisariati nr 3 në kryeqytet të dyshuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mungesë infrastrukture në Fushë-Mamurras! 100 familje pa rrugë dhe një urë në rrezik shembjeje

Rruga në pjesën e poshtme të Fushë-Mamurrasit, pranë Lumit të Drojës, në kufirin ndarës mes…

LEXO ME SHUME