Categories Lajme

100 shtete bëhen bashkë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Javën që vjen, më 17 shkurt në Bruksel është planifikuar të zhvillohet Konferenca e Donatorëve për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.

Sipas përllogaritjeve të qeverisë, dëmi i shkaktuar nga tërmeti është rreth 980 milionë dollarë, teksa qeverisë do t’i duhen për rindërtim rreth 1.1 miliardë dollarë.

Konferenca do të jetë e organizuar dhe drejtuar nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen.

Më herët sot ishte vet Rama që konfirmoi pjesëmarrjen e Kanadasë dhe Kuvajtit në konferencë. Pjesë e donatorëve do të jenë edhe Banka Botërore me Fondin Monetar Ndërkombëtar si dhe organizata të tjera

Nën moton “Bashkë për Shqipërinë”, zëdhënësja e KE-së, Dana Spinant ka zbuluar detaje të tjera. Në konferencë do të jenë të pranishëm përfaqësues nga 100 shtete të paktën.

“Në orën 14:15 Presidentja e Komisionit Evropian dhe kryeministri Edi Rama do të nënshkruajnë programin për mbështetjen e Shqipërisë lidhur me rindërtimin me një vlerë prej 15 milionë euro. Presidentja e Komisionit Evropian do të hapë konferencën së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel në 14:30.

Komisioneri për Zgjerimin Olivér Várhelyi do të hapë dhe mbyllë sesionin e angazhimeve të donatorëve në këtë konferencë, ndërkohë që komisioneri Janez Lenarčič do të bëjë vlerësimin e nevojave lidhur me dëmet e tërmetit. Në përfundim të konferencës së donatorëve, presidentja Von der Leyen dhe kryeministri Edi Rama do të mbajnë një konferencë për shtyp” tha zëdhënësja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME