Nëse ju mendoni se keni kaluar në mënyrë perfekte Shën Valentinin, atëherë shikoni këtë çift. Një burrë 104-vjeçar i dhuroi një trëndafil gruas së tij ditën e Shën Valentinit teksa ishte i shtruar në spital. Fotografia që ngrohu zemrat e gjithë çifteve u bë nga mjekët në NSW të Australisë. William ishte shtrirë ndërsa u përkul drejt gruas së tij që po qëndronte aty pranë, shkruan Daily Mail.
“Punonjësit tanë kapën këtë moment të bukur sot,” shkroi Ambulanca e NSW në Facebook. ‘Edhe kur u dërgua në spital, 104-vjeçari William, gjeti kohën për t’i dhuruar zonjës së tij një trëndafil për Ditën e Shën Valentinit. ‘Dashuria nuk ka kufinj ’, shkruante postimi. Postimi mori mbi 10 mijë pëlqime me shumë njerëz të mahnitur nga angazhimi i çiftit për dashuri pas kaq vitesh.
