Të ndjekësh ëndrrën tënde asnjëherë nuk është vonë! Këtë e dëshmon më së miri edhe 105 vjeçarja Theresia Brandl, e cila ka kryer studimet në këtë moshë të shtyer.
Shpesh jemi mësuar që në ceremonitë e diplomimit të jenë prindërit dhe gjyshërit që shoqërojnë vajzat dhe djemtë në këtë moment kaq të rëndësishëm. Por në këto raste ka ndodhur e kundërta. E gjithë familja, në ceremoninë e diplomimit të gjyshërve.
Kurrë nuk është vonë për të shkuar në universitet edhe nëse i ke kaluar të 80-tat. Të paktën kështu dëshmojnë këto raste. Theresia Brandl plotësoi ëndrrën e saj, u diplomua në moshën 105-vjeçare për drejtësi, kështu që nëse mendoni se “ju ka ikur mosha për shkollë”, bazohuni te ky shembull.