Categories Lajme

VIDEO/ Debati nisi në TikTok: Konflikti me leva live në rrjetet sociale, ndëshkohet i dhunuari jo agresori

Personi, që është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop”, është 33-vjeç i akuzuar dhe dënuar për shkatërrim prone. Ai tregon, se si pasojë e një konflikti që nisi në rrjetet sociale, me një përdorues të panjohur më parë, qëndroi fillimisht në paraburgim për disa ditë e më pas masën e sigurisë e kreu në banesë. Por ai pretendon se nga një person që ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes, pasi u kanos dhe u dhunua nga dy persona, në përfundim u mor i pandehur.

“Kam pasur një debat në rrjetin social TikTok ku një person i panjohur më është drejtuar me fyerje dhe sharje, nuk e njihja. Unë i kam thënë që jetoj në Xxx vend dhe nëse ke gjë mund të më takosh dhe të sqarohemi. Unë kam qenë live, kur vjen një makinë e më pret rrugën, dy persona të maskuar dhe më sulmuan direkt me armë të ftohta siç është leva, kriku i makinës dhe unë në ato momente kam reaguar për vetëmbrojtje, pastaj ata janë larguar nga vendngjarja.

Unë kam pritur, kam thirrur policinë dhe i kam lënë të gjitha provat aty. Kam shkuar të denoncoj, kam denoncuar. Policia ka marrë dhe deklaratën e dëshmitarëve që kanë qenë. Ka qenë prokuror Enkled Gjini ku ka kërkuar arrestimin me burg, pastaj unë jam futur në burg dhe çështja e konfliktit është hequr dhe është lënë vetëm shkatërrimi i pronës. Unë nuk e kuptoj arsyen. Gjykimi i shkurtuar që është dhënë ishte 4 muaj e 20 ditë”, tha për mikrofonin e emisionit “Stop” denoncuesi.

Ngjarja ndodhi në 2 Shkurt 2024 në Paskuqan. Nga këqyrja e këtyre pamjeve, shihet, se i riu ka qëndruar me mjetin e tij para disa bizneseve të zonës, në rrugë kryesore. Nuk vonoi shumë dhe drejt tij u afruan dy persona, gjysmë të maskuar të cilët pasi zbritën nga mjeti i tyre dhe të pajisur me mjete të forta, u përpoqën të hapin të dyja dyert e përparme, duke dëmtuar mjetin.

Sipas denoncuesit, gjithçka po transmetohej drejtpërdrejt në rrjet. Ai ka vazhduar të largohet, por e ka pasur të pamundur. Ka zbritur dhe i ka rrëmbyer levën njërit prej tyre dhe konflikti i dhunshëm ka vazhduar për disa minuta në prani të dëshmitarëve të tjerë. Pas kësaj është njoftuar policia dhe 33-vjeçari ka pritur aty, ndërsa dy të tjerët gjetën një mjet dhe u larguan nga vendngjarja.

“Në kushtet e vetëmbrojtjes jam dënuar për shkatërrim prone, kur kjo gjë mua më mbetet njollë. Mund të kërkoj një punë në shtet. Tani që jam dënuar kam marrë në rrjet mesazhe nga njerëz që nuk i njihja”, shton më tej denoncuesi.

Në fund të të gjithë kësaj historie, u dënua 33-vjeçari si dhe personi tjetër, të dy për shkatërrim prone ndërsa i habitshëm është fakti se nuk është parë të jetë punuar në asnjë moment për personin e tretë, që gjithashtu është pjesë e këtij konflikti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME