Categories Lajme

106 raste të reja në 24 orët e fundit, 2 raste në Vlorë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot 106 raste të reja me koronavirus, nga 832 testime të kryera për të dyshuar. Tirana vijon të ketë numrin më të madh të të infektuarve. Sipas ministrisë harta e të rasteve të reja është si vijon: 31 të prekur në Tiranë, 12 në Durrës, 10 në Shkodër, 6 raste në Korçë, Kukës, Lushnje, 5 raste në Dibër, 4 raste në Fier, Kavajë, 3 raste në Kurbin, Elbasan, 2 raste në Devoll, Lezhë, Vlorë, 1 rast në Krujë, Rrogozhinë, Mat, Gjirokastër, Përmet, Divjakë, Malësi e Madhe, Bulqizë, Klos, Patos.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, 2 qytetarë nga Tirana, një 66 vjeçar dhe 73 vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruese.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 182 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar. Ndërkaq, 137 qytetarë rezultojnë të shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 7534 numrin e personave që e kanë mundur COVID-19 që nga fillimi i epidemisë. Ministria u bën sërish apel qytetarëve që të jenë të kujdesshëm, duke mos neglizhuar respektimin e masave të mbrojtjes.

“Ju lutemi  mos neglizhoni shenjat e COVID-19,  në çdo rast kur keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127.  Ndërsa nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun tuaj të familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe informoheni saktë mbi COVID-19”.

Numri i të infektuarve me koronavirus që nga shpërthimi i pandemisë në vend ka shkuar në 13259, ndërsa 377 persona nuk kanë arritur ta fitojnë betejën me virusin e rrezikshëm. Aktualisht 5348 persona janë të sëmurë aktivë me Covid.

COVID-19 – Statistika (27 Shtator 2020)
Testime totale 85.554 Raste pozitive 13259 Raste të shëruara 7534 Raste Aktive 5348
Humbje jete 377 (Qarku Tiranë 179, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 26, Fier 20, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2637 Durrës 587 Shkodër 386 Elbasan 309 Lezhë 298 Fier 250 Korçë 240 Vlorë 200 Kukës 154 Berat 108 Dibër 104 Gjirokastër 75.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Më pushime në Vlorë, ndërron jetë turistja gjermane

Një turiste 41-vjeçare ka humbur jetën ditën e sotme, në rrethana ende të paqarta. Ngjarja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia që tronditi opinionin publik! 14 kilometra larg njëri-tjetrit, si u gjetën në pesë ditë trupat e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj

Vetëmbytja e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj, ishte një nga ngjarjet më të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama u heq tenderat ministrave: Nuk do të kenë asnjë lidhje!

Nga data 25 prill asnjë ministër apo institucion varësie nuk mund të merret më me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama u heq tenderat ministrave: Nuk do të kenë asnjë lidhje!

Nga data 25 prill asnjë ministër apo institucion varësie nuk mund të merret më me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Egla dhe Juli e nisin ditën me sherr. Aktorja: Pervers, shikon gratë!

Dy aktorët Juli dhe Egla kanë debatuar sërish ashpër këtë mëngjes, ku nuk kanë munguar…

LEXO ME SHUME