Categories Covid-19

12 në Vlorë,11 të humbje jete, mbi 500 raste gjatë 24 orëve

11 pacientë kanë humbur jetën nga koronaviusi gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa nuk ndalen shifrat e larta të të infektuarve. Po gjatë këtyre orëve janë kryer 2,384 testime, prej të cilave 520 janë testime janë kryer për arsye depistimi dhe kanë rezultuar pozitivë 507 pacientë. Sa i përket situatës në 3 spitalet COVID, po trajtohen 363 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 5 të intubuar. Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se janë shëruar 140 qytetarë në 24 orët e fundit.

Njoftimi i plotë: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë rregullat e higjienës, distancimit fizik dhe mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë.

Ju rikujtojmë se duke filluar nga sot kanë hyrë në fuqi masat e reja antiCOVID. Do të kufizohet lëvizja e qytetarëve në të gjithë vendin nga ora 22:00 deri në 06:00 dhe në të njëjtin orar do të jenë të mbyllura baret, restorantet, lokalet përveç shërbimit delivery (shërbimi në banesë).

Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2,384 testime, prej të cilave 520 janë testime jnë kryer për arsye depistimi. Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 507 qytetarë në 24 orët e fundit. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

295 raste në Tiranë, 45 në Durrës, 27 në Fier, 25 në Krujë, nga 19 raste në Elbasan, Berat, 16 në Librazhd, 12 në Vlorë, 11 në Pogradec, 10 në Korçë, 7 në Gjirokastër, 6 në Kavajë, nga 4 raste në Devoll, Has, 3 në Sarandë, nga 2 raste në Kukës, Përmet.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 140 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,493 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 363 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 5 të intubuar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 11 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: Një 43 vjeçar nga Gjirokastra, një një 58 vjeçar nga Peqini, një 66 vjeçar nga Pogradeci, një 48 vjeçar nga Fieri, një 68 vjeçar dhe një 78 vjeçar nga Berati, një 53 vjeçare dhe një 78 vjeçare nga Korça, një 70 vjeçare nga Elbasani, një 78 vjeçare, dhe një 85 vjeçar nga Tirana.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit. Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19. Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME