Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 463 pacientë, 37 në terapi intensive, 9 pacientë janë të intubuar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 17 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Elbasani, 2 qytetar nga Përmeti, 2 qytetare nga Fieri, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Prrenjasi, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Shijaku, të moshave 58-79 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve. MSHMS u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID19.
Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të qytetarëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore. COVID-19 – Statistika (07 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 695, Të shëruar ne 24 orë 563, Të shtruar në spitale 463, Humbje jete në 24 orë 17, Testime ditore 1.963, Testime totale 205.971, Raste pozitive 43.683, Raste të shëruara 22.180,
Raste Aktive 20.581, Humbje jete 922. Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 11041, Fier 1612, Durrës 1349, Korçë 1122, Vlorë 1037, Shkodër 903, Elbasan 872, Lezhë 740, Berat 701, Gjirokastër 518, Kukës 434, Dibër 252.
