Categories Lajme

13 raste me korona, Greqia mbyll ishullin e famshëm

Për dhjetë ditë Greqia ka vendosur që të mbyllë me radhë ishullin e Porosit pas zbulimit të 13 rasteve me koronavirus brenda 24 orëve të fundit. Sipas vendimit të autoriteteve, banorët e ishullit duhet të ndjekin disa masa strikte gjatë ditëve në vijim me qëllim ndalimin e përhapjes së koronavirusit.

Kështu, mbyllen të gjitha aktivitetet tregtare nga ora 23:00 deri në 07:00 të mëngjesit, mbyllen të gjithë tregjet publike, ndërsa nuk lejohet mbledhja në ambiente publike apo private të më shumë se nëntë personave. Urdhri ndalon uljen në një tavolinë restoranti të më shumë se katër personave, ndërsa përjashtim bëhet vetëm nëse bëhet fjalë për familjarë të afërt, të cilët mund të ulen deri në gjashtë persona.

Gjithashtu, çdokush duhet të mbajë maske në ambientet publike dhe private deri në një urdhër të dytë. Greqia ka një rritje të beftë të rasteve me koronavirus gjatë ditëve të fundit dhe autoritetet shohin si shkak për këtë dasmat si edhe aktivitetet e të rinjve, siç janë baret, restorantet, beach bar-et, etj. Gjatë ditës së djeshme, autoritetet shqitare njoftuan për një ndryshim të regjimit të kalimit të udhëtarëve në pikat doganore mes Shqipërisë dhe Greqisë për shkak të masave kundër koronavirusit./Abc News

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME