Categories Showbiz

13 vite më e madhe se Romeo! Jonida Maliqi befason me reagimin për vjehrrën:

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj kanë qenë në qendër të mediave së fundmi, pasi gjatë periudhës së karantinës konfirmuan lidhjen e tyre. Ata ndajnë herë pas here momente të ëmbëla nga përditshmëria e tyre me ndjekësit në rrjetet sociale, duke shkaktuar jo pak të qeshura.

Ditët e fundit, Jonida Maliqi ka dhënë një intervistë, ku ka folur për shumë gjëra private që ishim tepër kuriozë t’i mësonim, siç është për shembull marrëdhënia që ajo ka me prindërit e Romeos. E ftuar në “Ora e Tiranës”, Jonida ka treguar se kanë një raport shumë solid dhe me vjehrrë ruan një raport shumë të mirë, teksa shpregu vlerësimet e saj për prindërit e partnerit.

“Me të ëmën e Romeos e kam marrëdhënien shumë të mirë, por nuk quhet vjehrrë. Unë s’kam unazë në gisht. Romeo është shoku im, ajo është mami i Romeos. Kemi një marrëdhënie solide, shumë të mirë. Romeo ka dy prindër të mrekullueshëm, kam një kimi shumë të mirë me ta, i respektoj dhe më respektojnë në një marrëdhënie shumë solide.” Ndër të tjera, ikona e modës në vendin tonë tregoi se ka gati dy produksione, dhe për një prej tyre po bashkëpunon me Romeon.

“Kam një këngë që ka dalë nga studio, një bashkëpunim me një artist xhamajkan që jeton në Kanada, dhe na ka ngelur videoja pa xhiruar prej situatës së krijuar nga pandemia. Paralelisht po punoj me një material tjetër muzikor dhe Romeo po shkruan tekstin e saj”,- ka thënë Jonida.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME