Categories Lajme

14 raste në 24 orë në Tiranë/ Kush janë rrugët dhe lagjet e “kuqe” në kryeqytet

Minisitria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit, janë infektuar me koronavirus në vend 21 persona, ndërkohë që të shtruar në spital janë 27 persona. Ndërkohë në Tiranë janë konfirmuar 14 raste të reja, ndërkohë që numri total i vatrave janë 43 persona.
Mësohet se punonjës shëndetësor: 8 ( 6 nga Qsh 9, 1 Specialitet 2 dhe 1 privat) dhe punonjës administrate: 2 ( 1 shtet dhe 1 privat)

Zonat Gjeografike: Astir, Rr. Kavajes, Vasil Shanto, Kamez, , prane m9zaikut te Tiranes, ish stacioni trenit, komuna e Parisit, Brryli, Babrru, Tr. E Re, hotel Mondial, , Don Bosko, Vaqarr, rr.Andon Z. Cajupi, rr.Elvasanit, rr. Kastriotet, prane policise bashkiake. Kanë vazhduar testimet dhe puna intensive në Laboratorin e Virologjisë në ISHP për të dyshuar të prekur me Covid19.

Në 24 orët e fundit janë kryer 243 testime në nga të cilat janë konfirmuar 21 raste pozitive, përkatësisht janë 14 në Tiranë, 3 raste në Krujë, ndërsa në Durrës, Shkodër, Kamëz, Mallakastër kemi nga një rast të prekur me Covid19. Janë testuar 45 personel shëndetësor nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 6 raste. Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kryesisht kontakte te zbuluara nga hetimi i kryer dhe disa raste të reja për të cilat po vijon te kryhet hetimi epidemiologjik. Aktualisht po trajtohen 27 të prekur në spitalin infektiv, nga të cilët 4 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar.

Një pacient 62-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv. Referuar shërbimit infektiv, 62-vjeçari ishte bartës asimptomatik i COVID19 dhe vuante nga ciroze hepatike, spok, insuficiencë e rendë kardiake, diabet, hipertension. Shkaku i humbjes së jetëë, sipas shërbimit infektiv, nuk është COVID19, por nga ciroza hepatike e stadit të fundit. Në 24 orët e fundit janë shëruar 14 qytetarë, duke e çuar në 891 numrin e të shëruarve. Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 16500 testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1164 raste. Aktualisht janë 240 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, respektuar rregullat e vendosura, për të ruajtur veten dhe të afërmit. Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo shqetësim telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME