Categories Lajme

14-vjeçari u kap me pistoletë në Vlorë, babai i të miturit: E gjetën në një godinë të braktisur, bënë video në TikTok, kur e pashë lajmërova

Babai i 14-vjeçarit të mitur që u kap me pistoletë dhe fishekë në Vlorë, Bardhosh Tozaj, në një deklaratë për mediat, u shpreh se djali i tij, së bashku me shokët e kanë gjetur armën në një objekt të pabanuar.

Sipas tij, adoleshentët kanë krijuar një video me armën për ta shpërndarë në platformën TikTok dhe më pas e kanë fshehur. Tozaj shprehet se kur ka parë videon, ka kontaktuar me drejtuesit e shkollës 9-vjeçare “Rilindja” dhe me punonjësit e policisë.

“Marr shkas nga një video që ishte shpërndarë mbrëmë në rrjetet sociale, sikur djali im ka qarkulluar në shkollën 9-vjeçare ‘Rilindja’ me një pistoletë, ky është një lajm i rremë. Informacionin policisë ia kam dhënë unë, marr shkas nga një video e djalit tim me shokët në mal me pistoletë.

Kishte një problem tjetër në shkollë, ku qarkullon një lojë, ku hedhin një shok dhe e presin dhe videot i nxjerrin në TikTok. Është lojë e rrezikshme dhe për këtë arsye, unë isha në një mbledhje me drejtoreshën, mësuesen kujdestare dhe një psikologe.

U thashë që kam parë një video, por nuk isha i sigurt nëse pistoleta ishte e vërtetë apo lodër. Ne u takuam me punonjësit e policisë në shkollë, ata panë videon me djalin dhe kuptuan se nuk ishte pistoletë lodër. Pistoletën e kanë gjetur në një objekt të pabanuar.

E kanë marrë, kanë shkuar në mal, kanë bërë video në TikTok dhe më pas e kanë fshehur. Kishin gjetur edhe tre karikatorë. Djali nuk ka pasur probleme më parë, vetëm zënka në shkollë, se 14 vjeç“, u shpreh ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME