Categories Lajme

Rama: 5 mijë dollarë për rindërtimin e banesave DS3. Banorja skeptike: Nuk dalin

Kryeministri Edi Rama u ndal pasditen e sotme në Thumanë, në një bashkëbisedim me banorët e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Bashkë  me humbjet njerëzore dhe dëmet në banesa, tërmeti duket se ka hapur edhe hallet që i shoqërojnë këta banorë në përditshmëri.

Një grua, banesa e së cilës është klasifikuar si DS3 u shpreh spektike se shifra 5 mijë dollarë e përcaktuar si dëmshpërblim mund ti mjaftojë për rindërtimin.

Ajo ju ankua kryeministrit edhe për kushtet ekonomike, ku tha se po rrit jetimë dhe dalin e ka të sëmurë.

Diskutimi mes Kryeministrit dhe gruas

Banorja: Më ka dalë shtëpia DS3, e pabanueshme.

Rama: Në rastin e Thumanës, në këtë zonë gjithçka do të bëhet e re. Në rastin që nuk është aty, DS3 është dëmtim i rëndë por i riparueshëm. Për DS3 do të bëjmë meremetime dhe kemi dhe disa standarde dëmshpërblimi. Për familjet me DS3 ka një kuotë dëmshpërblimi 5000 dollarë. Për meremetime për një apartament është ok.

Banorja: Nuk na del se jemi me jetimë, kam edhe fëmijën 29 vjeç të sëmurë.

Rama: Po flasim për shtëpinë apo?

Banorja: Jo po flasim për fëmijën.

Rama: Si nuk del?

Banorja: Nuk dalin 5 mijë dollarë që thatë ju për ta rindërtuar, ndoshta shtëpia ka nevojë për më tepër.

Rama: Riparimi i një shtëpi me shumën që të thasëh është 100% e sigurt që të del.

Banorja: Ndoshta nuk na del.

Rama: Nuk flas me ndoshta, unë them që del. Por, po nuk doli këtu më ke mua.

Banorja: Thashë të na sjellësh punëtorë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME