Categories Lajme

15 muaj e mbajtën trupin e vajzës në shtëpi, perfundojne hetimet per familjen Josifi

Kur kanë kaluar më shumë se 10 muaj nga ngjarja që tronditi Shqipërinë, Prokuroria e Tiranës ka dalë në përfundimin sehumbja e jetes se dy grave të familjes Josifi ka qenë e pandikuar nga një person i tretë.

Hetimi i telefonave celularë dhe detajeve të tjera, duke u bazuar edhe tek dëshmia e të mbijetuarës Blerta Josifi, asnjë prej tyre nuk është ndikuar nga persona të tjerë.

Zhaneta dhe Anisa Josifi, nënë e bijë, së bashku me të mbijetuarën, Blerta, në celular nuk kanë pasur komunikime me asnjë person tjetër përveçse me familjarë. Po ashtu ka rezultuar se vetë kishin vendosur që t’i dedikoheshin sektit fetar.

“Nga verifikimet hetimore të kryera nga nga pyetja e persona që janë dijeni për rrethanat të hetimit, nuk rezulton që në banesën e këtyre personave të jetë hyrë ndonjë person, ato i kanë ndërprerë të gjitha komunikimet me jashtë dhe po kështu nuk kanë lejuar asnjë person që të hyjë në apartamentin e tyre deri në momentin që policia ka shkuat në banesë dhe ka gjetur pa jetë shtetaset Zhaneta dhe Anisa Josifin dhe në gjendje të rënduar shëndetësore Blerta Josifin.

Nga hetimi nuk rezulton që gjatë kësaj periudhe ato të kenë frekuentuar ndonjë objekt fetar e po kështu nuk rezulton që në banesën e tyre të ketë vajtur për vizitë ndonjë përfaqësues i komunitetit fetar”, shkruhet në dokumentin e Prokurorisë mes të tjerave. Duke marrë parasysh gjetjet, organi i akuzës ka kërkuar pushimin e çështjes.

Ndërkohë ekspertiza mjeko-ligjore e trupit të dy viktimave ka përcaktuar si shkak të humbjes se jetes të Zhaneta dhe Anisa Josifit mosushqyerjen. Ngjarja u zbulua në muajin korrik. Të treja anëtaret e familjes Josifi besonin në ringjallje dhe vendosën të vetëflijoheshin.

Era e rëndë dha alarmin në të gjithë pallatin, duke bërë që zjarrfikësja dhe policia të ndërhynin, duke shpëtuar kështu, të vetmen e mbijetuar, Blertën. Ato kishin humbur edhe të atin shumë vite më parë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME