Categories Lajme

15 vatra zjarri aktive në të gjithë Shqipërinë, Ministria e Mbrojtjes apel qytetarëve për kujdes

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një përditësim në lidhje me situatën e zjarreve në vendin tonë.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 15 vatra zjarri.

Në aksionet për shuarjen e flakëve gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 368 efektivë zjarrfikës, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të

Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare, 26 mjete zjarrfikëse dhe një helikopter.

Helikopteri ka operuar në fshatin Ndërshen, Bashkia Mirditë dhe në fshatin Shetël, bashkia Shijak.

Aktualisht janë aktive vatrat në:

• Fshatin Ndërshen, bashkia Mirditë.
• Fshatin Vinjollë, bashkia Kurbin.

Ndërkohë është bërë i mundur izolimi i plotë i vatrave në:

• Fshatin Tomorricë, bashkia Skrapar.
• Fshatin Qukës Skëndërbej, bashkia Prrenjas.
• Fshatin Shetël, bashkia Shijak.
• Fshatin Karbunarë e Sipërme dhe fshati Balaj bashkia Lushnje.
• Fshatin Lalaj, bashkia Fier.
• Fshatin Peshkëpi, bashkia Selenicë.
• Uji i Ftohtë, bashkia Vlorë.
• Fshatin Qafë Mali, bashkia Fushë Arrëz.
• Mali i Jushit, bashkia Vau Dejës.
• Fshatin Grudë e Re, bashkia Shkodër.
• Fshatin Qarr, bashkia Has.
• Lagjen Nr.3, bashkia Kavajë.

“Përsërisim thirrjen për të gjithë qytetarët të jenë të kujdesshëm në çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr. Mosraportimi në kohë i vatrave sado të vogla nxit përhapjen e tyre në sipërfaqe më të mëdha, ndaj bashkëpunoni me pushtetin vendor dhe shërbimin zjarrfikës”, njofton Ministra e Mbrojtjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greta Gjoci lirohet nga qelia, kthehet në banesë me foshnjën

Greta Gjoci lirohet nga qelia, kthehet në banesë me foshnjën Greta Gjoci, e dënuar me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gramsh/ I riu mbeti i bllokuar në lumin Devoll, shpëtohet nga zjarrfikësit

Gramsh/ I riu mbeti i bllokuar në lumin Devoll, shpëtohet nga zjarrfikësit Një i ri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME