Categories Lajme

16 vjeçari nga Ferizaji me sindromën down, fillon punën si farmacist (Video)

Është vetëm 16 vjeçar, por punën e bën me shumë dashuri. Ka një kromozom më shumë, por kjo nuk e pengon të kryejë punën si mos më mirë. Është ky Leart Gashi nga qyteti i Ferizajt, i cili ka filluar punën si farmacist në njërën nga barnatoret e këtij qyteti. Ndonëse ka vetëm një javë që ka filluar punën, për kolegët e tij është një shok i pazëvendësueshëm.

“Learti ka filluar punën që një javë. Është koleg shumë i mirë. Ne jemi të kënaqur me të. E duam shumë i gjithë stafi dhe e presim në punë gjithmonë të lumtur”, shprehet për RTV Dukagjinin, Albana Ahmeti. Me një emocion të papërshkrueshëm punën e Leartit po e përjeton edhe nëna e tij, Ganimete Gashi. Ajo ka thënë se kur e sheh atë duke punuar, i bëhet zemra mal.

“Jam shumë e kënaqur për punën që ka filluar Learti në barnatore. E falënderoj punëdhënësit për mundësinë që i ka dhënë”, shprehet nëna e Leartit, Ganimete Gashi. Buzëqeshja në fytyrën e Leartit, derisa priste klientët, tregonte më së miri dashurinë ndaj asaj që bënte.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME