Categories Lajme

160 persona helmohen në Deçan të Kosovës, dyshohet nga uji i pijshëm

Qindra qytetarë të Deçanit në Kosovë mbrëmjen e djeshme kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF-në “Adem Ukëhaxhaj”, për shkak të dyshimit të helmimit nga uji i pijshëm.

Lajmi është konfirmuar nga Drejtori i QKMF-së në Deçan, Selmon Berisha në një prononcim për mediat kosovare ai ka thënë se vetëm mbrëmë kanë kërkuar ndihmë mjekësore 164 pacientë.

Ndërkohë së fundmi kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka folur për rastin e dyshimit të helmimit nga uji i pijshëm në Deçan duke thënë se ende nuk dihen arsyet e helmimit.

Ai tregoi se Shtabi Emergjent ka mbajtur takim dhe është vendosur që në fshatrat Prejlep, Rastavicë, Irzniq, Gllogjan, Shaptej, Gramaqel, Baballoq, Ratishë dhe Jasiq i Ri, të ndërpritet rrjeti i ujësjellësit deri nesër ku edhe dalin analizat nga instituti. Po ashtu theksoi se stafi i QKMF-së ka shtuar kapacitetet dhe po punon në ndihmë të qytetarëve.

“Ju dëshiroj shërim të shpejt të gjithë qytetarëve që kanë simptoma të helmimit, ju lus ta merrni me qetësi pasiqë gjendja është nën kontroll dhe stabile”, shkroi Ramosaj.

Ndërkaq, Drejtori i QKMF-së në Deçan, Selmon Berisha ka thënë se vetëm mbrëmë kanë kërkuar ndihmë mjekësore 164 pacientë. Ai shtoi se fillimisht kanë menduar se kjo është si pasojë e temperaturave të larta. Doktor Berisha ka shtuar se simptomat te pacientët janë: marramendje, plogështi, të vjella, diarre, dhimbje në regjionin e barkut dhe temperaturë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME