Categories Lajme

17 kg kokainë nga Amerika Latine, arrestohet shqipari

Një 28-vjeçar nga Konispoli ka rënë në prangat e policisë greke, pas një operacioni që çoi në goditjen e një rasti të trafikut ndërkombëtar të kokainës.

Policia greke identifikoi fillimisht 30-vjeçarin Iosif Samha, me precedentë penalë për vepra të ngjashme, i cili vinte me avion nga një vend i huaj. Në çantet e tij, brenda aeroportit “Eleftheros Venizelos”, policia sekuestroi 16 pako me 17.3 kg kokainë.

30-vjeçari ka kryer transportin për llogari të një shtetasi shqiptar, të identifikuar me inicialet A. S, i cili është shpallur në kërkim. Më urdhër të këtij të fundit, lënda narkotike do i dorëzohej shtetasit Pajtim Kaleshi, 28 vjeç, banues në Konispol. Policia e ka pikasur Kaleshin jashtë aeroportit dhe e ka vënë në pranga.

Gjatë operacionit janë sekuestruar lënda narkotike, automjeti i Pajtim Kaleshit, 3 celularë dhe 590 euro.

Droga është marrë në Brazil. Shtetasi grek Iosif Samha ka shkuar disa ditë më parë në Brazil ku ka marrë lëndën narkotike dhe ka udhëtuar nga Brazili në Athinë duke pasur tranzit Katarin. Shtetasi Pajtim Kaleshi do të kryente shitjen e drogës në Athinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Video\ Aksidenti në Greqi ku humbi jetën 47-vjeçari shqiptar, arrestohet drejtuesja 22-vjeçare

Arrestohet në Greqi, drejtuesja e mjetit që dyshohet se drejtonte makinën e përfshirë në aksidentin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakavijë, arrestohet 34 vjeçari , banues në Fier

PKK Kakavijë, Si rezultat i verifikimit të shtetasve në hyrje/dalje dhe shkëmbimit të informacioneve me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Rashë në tokë, njerëzit më shkelnin duke ikur”, dëshmia e 20-vjeçares që i mbijetoi zjarrit

Marija Taseva, është vajza 20-vjeçare e cila ishte një nga të lënduarat nga zjarri në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Video\ Njëra tutore, tjetra “punëtore”, zbulohet lokali i prostitucionit në Vlorë, arrestohet administratorja

Operacioni “MIDNIGHT” zbulon rrjetin e shfrytëzimit të prostitucionit në Vlorë Vlorë – Një rast i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident në Greqi, ndërron jetë 47-vjeçari nga Tirana

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në…

LEXO ME SHUME