Categories Lajme

Video\ Njëra tutore, tjetra “punëtore”, zbulohet lokali i prostitucionit në Vlorë, arrestohet administratorja

Operacioni “MIDNIGHT” zbulon rrjetin e shfrytëzimit të prostitucionit në Vlorë

Vlorë – Një rast i shfrytëzimit të prostitucionit u godit në qytetin e Vlorës pas një hetimi tre-mujor të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

Operacioni policor i koduar “MIDNIGHT” zbuloi mënyrën se si një lokal në qytet përdorej për organizimin e këtij aktiviteti të jashtëligjshëm.

Sipas hetimeve, lokali shërbente si një qendër ku organizohej prostitucioni, me klientë të ndryshëm që paguanin për shërbime seksuale.

Entela K, një grua 41-vjeçare vlonjate, akuzohet se shfrytëzonte 39 vjeçaren E.Ç., një shtetase tjetër vlonjate për prostitucion kundrejt pagesës, duke përfituar financiarisht nga kjo veprimtari.

DVP Vlorë/Finalizohet operacioni policor “MIDNIGHT”, goditet një rast i shfrytëzimit të prostitucionit.
Arrestohet administratorja e lokalit ku organizohej kjo veprimtari kriminale dhe një shtetase që ushtronte prostitucion kundrejt pagesës.
Sekuestrohet një shumë parash e dyshuar e përfituar nga ky aktivitet i jashtëligjshëm.
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale që cenojnë rendin dhe sigurinë publike, pas një hetimi tre-mujor të zhvilluar me metoda speciale të hetimit, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, u finalizua operacioni policor “MIDNIGHT”.
Si rezultat i këtij operacioni u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetaset:
• E. K., 41 vjeçe dhe E. Ç., 39 vjeçe, të dyja banuese në Vlorë.
Nga hetimet rezultoi se shtetasja E. K. shfrytëzonte për prostitucion kundrejt pagesës shtetasen E. Ç., me klientë të ndryshëm që frekuentonin lokalin që 41-vjeçarja administronte, në qytetin e Vlorës.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetases E. K., i është gjetur dhe sekuestruar një shumë parash, e dyshuar si e përfituar nga ky aktivitet kriminal, si dhe një dozë lëndë narkotike, e dyshuar kokainë.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetaseve iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Prostitucioni” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME