Categories Lajme

17-vjeçari tenton të “fluturojë”, makina ndahet në dysh

Një 17-vjeçar nga Illinois vrau 4 pasagjerët adoleshentë që udhëtonin me të, ndërkohë që tentoi të “fluturonte” mbi një kodër në Hickory Hills në Illinois të SHBA. Makina e tij përfundoi duke u përplasur me një makinë dhe u nda më dysh. Aksidenti tragjik ndodhi pasditen e së shtunës. Në një deklaratë për mediat vendase, policia lokale tha se adoleshenti akuzohet për vrasje nga pakujdesia.

“Automjeti, një Mercedes SUV 2008, po udhëtonte në rrugën e 89-të, me një shpejtësi ekstremisht të lartë, në atë që ne besojmë se ishte një tentative për të fluturuar mbi majën e kodrës së 86th Avenue”, tha policia në deklaratë. “Pasi udhëtoi në kryqëzimin e 86th Avenue, makina në fakt fluturoi, sipas asaj që përshkruajtën dëshmitarët”, tha policia, ndërsa shtoi se “më pas automjeti u përplas me një pemë të madhe dhe u nda më dysh”.

Emri i shoferit të makinës, i cili është minoren, nuk është bërë i ditur. Nga aksidenti humbën jetën 4 adoleshentët të cilët udhëtonin me 17-vjeçarin. Omarion Rieves dhe Nathaniel Phillips, të dy 17 vjeç, humbën jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa Destiny M Giera, 16 vjeç dhe Jemerrio X Rieves, 15 vjeç, humbën jetën rrugës për në spital. Brenda në automjet ndodheshin 6 persona, 2 prej të cilëve, shoferi dhe një tjetër u larguan nga spitali pasi morën mjekim. Aktualisht policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME