Categories Lajme

17-vjeçarja i jep mesazhin prekës nënës dhe vëllait autik: Gjithmonë do jem pranë teje

Pas divorcit të prindërve kur Regisa ishte vetëm 10 vjeç, ajo nisi të lidhej më fort me nënën  e saj, të cilës iu bë krah për ta ndihmuar me të birin autik. Regisa është më e vogël se Niko, por ajo ka qenë gjithnjë mikja dhe mbrojtësja e tij. Sot në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E diela shqiptare” në Tv Klan, Regisa ka ftuar nënën dhe vëllanë e saj për t’i thënë dy fjalë pas gjithë vështirësive që familja ka kaluar.

Regisa: Niko, përveçse që të solla këtu që të takoje Arditin, idhullin tënd, të solla të të them që gjithmonë do jem pranë teje, sa herë të kesh nevojë unë do jem aty të të mbroj. Në çdo etapë të jetës tënde, në çdo hap të jetës tënde, unë do të ndihmoj dhe do të shtyhem përpara me ty. Kurse mami, që unë nuk është se e shpreh dashurinë shumë me fjalë dhe ti e di, e para njëherë të kërkoj falje për këtë, në qoftë se ndonjëherë e kam shprehur dashurinë në mënyrat e mia dhe dua të të falënderoj pafund për çfarë ke bërë për Nikon dhe për mua, pavarësisht se çdo fëmijë mund ta thotë, jo se jemi ne, por ke rritur dy fëmijë të mrekullueshëm dhe ia ke dalë mbanë  e vetme dhe për këtë jam shumë krenare për ty. Për çdo gjë që ti po bën për fëmijët me spektrin e autizmit sot që t’i çosh përpara dhe pse ndonjëherë, iu kërkoj  ndjesë të gjithë fëmijëve me autizëm, jam bërë xheloze sepse kam menduar që të kanë marrë prej meje, por jam shumë krenare që ti  je prindi im.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME