Categories Bota, Lajme

17 vjet në arrati, kur e gjetën ai…

Autoritetet policore në Kinë arrestuan pas 17 vjetësh në arrati një person, të cilin e gjetën të fshehur në një shpellë.

63-vjeçari Song Jiang u arrestua dhe u dënua për trafikimin e grave dhe fëmijëve, por arriti të arratisej nga burgu në 2002-n.

Ai arriti t’i shpëtonte drejtësisë për plot 17 vjet duke jetuar në një shpellë të vogël, i shkëputur nga njerëzimi.

Sipas asaj që shkruan BBC, policia e Yongshan kishte marrë sinjalizime për vendndodhjen e Song në fillim të këtij muaji. Disa të dhëna i çuan oficerët drejt maleve që ndodheshin pas qytezës ku kishte jetuar, në provincën Yunnan, në jugperëndim të Kinës.

Pavarësisht kërkimeve, vendndodhja e tij nuk u arrit të lokalizohej, ndaj autoritetet vendosën që të përdornin dronë për t’u ardhur në ndihmë.

Këta të fundit dalluan një llamarinë blu që ndodhej në hyrje të shpellës, por edhe mbeturina jashtë saj. Në këtë pikë oficerët vendosën që të shkonin të kontrollonin dhe e gjetën Song brenda shpellës, ku kishte vite që fshihej.

Sipas policisë, periudha e gjatë që kishte qëndruar i vetëm në arrati, kishte bërë që 63-vjeçari ta kishte vështirë të komunikonte.

Media shtetërore tha se Song përdorte shishe plastike për të marrë ujë nga lumi që ndodhej pranë dhe përdorte pemët që kishte rreth e rrotull për të bërë zjarr./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Brigjet e lumit Kir mbushen me mbetje, qytetarët e papërgjegjshëm e kthejnë në një landfill

Si pasojë edhe e reshjeve te dendura të shiut një pjesë e bregdetit të vendit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të mbizotërohet nga dielli, ulen temperaturat

Ditën e sotme (12 dhjetor) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri të mundur takimin e Nuredin Dumanit dhe Ervis Martinajt, kush është Alket Xhixha

Alket alias Fredi Xhixha është një prej personave të arrestuar nga operacioni i zhvilluar mëngjesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Morën peng një 39-vjeçar nga Mitrovica, e dhunuan për 2 javë dhe i kërkuan 70.000 euro për lirimin, arrestohen tre persona, banues në Vlorë

Policia ka arrestuar tre persona që morën peng një 39-vjeçar nga Mitrovica, të cilit i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kuvendi voton me 85 vota pro Endrit Shabanin për Avokat Populli

Me 85 vota pro, dhe tre kundër Endrit Shabani u votua në Kuvend si Avokat…

LEXO ME SHUME