Categories Lajme

Bëri të mundur takimin e Nuredin Dumanit dhe Ervis Martinajt, kush është Alket Xhixha

Alket alias Fredi Xhixha është një prej personave të arrestuar nga operacioni i zhvilluar mëngjesin e sotëm në zonën e Fushë Kuqes dhe në Dobraç të Shkodrës.

Xhixha është i njohur si një ndër ushtarët e Ervis Martinajt ndërsa është vëllai i Besian Xhixhës, i arrestuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës, ngjarje e ndodhur në mars të 2020-ës.

Sipas dëshmisë së Dumanit, Alket Xhixha ka qenë ‘ura’ lidhëse mes tij dhe Ervis Martinajt. Xhixha ka komunikuar me Dumanin duke e njoftuar për ftesën që Martinaj i kishte bërë për ta takuar. Martinaj është nisur drejt Kosovës së bashku me Alket Xhixhën dhe Elvin Merlikën për të takuar Dumanin.

Dumani ka treguar se Martinaj i ka premtuar se do e ndihmonte për çështjen e gjyqeve që kishte me shtetin dhe operacionet e policisë që organizoheshin për kapjen e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME