Në Spitalin e Pejës po trajtohen 19 pacientë me covid. Spitali njofton se 9 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi dhe katër pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore. Ndërsa, gjatë 24 orëshit të fundit një pacient në Spitalin e Pejës i shëruar nga virusi korona.
“Aktualisht po trajtohen 19 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 9 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 4 pacientë janë në gjendje më të rëndë. 1 pacient është shëruar gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftimin e spitalit. Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 218 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.
