Categories Lajme

19-vjeçari nga Vlora humb jetën në aksidentin tragjik, Familja Bariamcanaj banonte prej 30 vjetësh në Itali

Ka humbur jetën një 19-vjeçar me origjinë shqiptare pas një aksidenti rrugor Alessio Bariamcanaj, banues në Piombino Dese, Itali, v diq mëngjesin e së shtunës që lamë pas për shkak të pasojave të aksidentit tragjik që ndodhi një natë më herët.

Megjithëse u transportua me urgjencë për në spital në gjendje kritike, ai ndërroi jetë disa orë më vonë. I riu po ndiqte shkollën e mesme atje. V arrimi pritet të bëhet të enjten pasi kanë mbërritur në Itali të afërmit e tij përfshirë gjyshërit siç shkruajnë mediat italiane.

“E vramë ne, e vramë ne”. Denada bërtet me dëshpërim duke hyrë e duke dalë nga shtëpia, pa gjetur paqe brenda vetes. Të njëjtën gjë përsërit Krameri, vështrimi i të cilit është i zbrazët. Të dy janë burrë e grua, prindër të një djali, i cili fatkeqësisht humbi jetën në një aksident të rëndë në Itali.

Fëmija i vetëm i tyre, Alessio, 19 vjeç, humbi jetën pasi motori me të cilin udhëtonte doli nga rruga. E gjithë ngjarja ndodhi 3 kilometra larg shtëpisë.

“E kam v rarë unë”, shprehet mes lotësh Denada Bariamcanaj. “Më kërkoi: ‘Mama më dërgo ti’, por unë i thashë që isha e lodhur. Çfarë kam bërë, çfarë kam bërë”, shprehet ajo. “E kemi v rarë vetë. Jam unë ai që ia bleva motorin një vit më parë”, shprehet nga ana tjetër babai.

Alessio Bariamcanaj ishte student në një lice. Ai v diq të dielën në mëngjes pas lëndimeve të rënda që kishte pësuar. Bariamcanaj u aksidentua të premten. I riu udhëtonte më një motor Yamaha 125 dhe u përplas me një shtyllë. Për dy javë Alessio do të merrte patentën.

Të premten pasdite, Alessio mori motorin për të shkuar tek një mik i tij, Gianluca. Edhe ky i fundit ndiqte studimet në të njëjtën shkollë me të. Të dy kishin rënë dakord që të vazhdonin stërvitjen së bashku. Por tragjedia ndodhi rreth orës 19:00. I riu humbi kontrollin e motorit dhe për shkak të shpejtësisë nuk mundi që të manovronte në rrugë. Ai goditi një shtyllë ndriçimi dhe për pasojë u dëmtua rëndë.

Sipas mediave italiane, përplasja ka qenë aq e fortë saqë Alessio ka rënë pa ndjenja në rrugë, ndërsa motori ka ecur prej inercisë derisa është ndaluar në një gardh. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e urgjencës dhe ai u dërgua me shpejtësi në një spital. Trumat më të rënda, Alessio i kishte në kokë dhe në bark. 1 orë pas përplasjes u lajmëruan edhe prindërit e të riut shqiptar.

“U lutëm dhe shpresuam gjithë natën”, thanë ata.

Përveç hidhërimit të thellë për vdekjen e djalit të tyre, dy prindërit kanë një ndjenjë të madhe faji. E ëma që refuzoi ta shoqëronte për shkak se ishte e lodhur dhe babait, i cili fajëson veten sepse i bleu motoçikletën. Bariamcanaj u aksidentua të premten. I riu udhëtonte më një motor Yamaha 125 dhe u përplas me një shtyllë. Për dy javë Alessio do të merrte patentën.

“Ju lutem më thoni se është një ëndërr e keqe”, thotë Krameri. Përveç familjes, gjithë komuniteti i Piombino Dese është në zi për humbjen e këtij djaloshi të ri. Familja Bariamcanaj banonte prej 30 vjetësh në këtë zonë. Ata janë me origjinë nga Vlora

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Masat/ Protesta e opozitës, policia e përgatitur për çdo skenar, 1300 efektivë në terren

Protesta e thirrur në orën 18:00 nga Opozita ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME