Categories Lajme

196 automjete i shtohen flotës së policisë

Këto 196 automjete të reja do t’i shtohen flotës së Policisë së Shtetit. Ato që do të rinovojnë menjëherë automjetet do të jenë Policia Kriminale, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA. Kryeministri Rama thotë se logjistika e uniformave blu ka pësuar një transformim rrënjësor. “Flota motorike e Policisë së Shtetit ishte qesharake. Sot ne i japim punonjësve të policisë një fuqi të re motorike dhe sidomos forcave speciale.

Një flotë të tërë mjetesh që do të mundësojnë kushte optimale operacioneve. Nuk mbaron këtu”. Pjesën më të madhe të financimit e ka bërë Bashkimi Europian, ndaj dhe ambasadori Soreca e vë theksin te lufta kundër trafiqeve.

“Këto mjete do të përdoren për patrullimin, për transportin e oficerëve të policisë, për operacionet kundër drogës dhe për aktivitetet e kufirit në këtë kohë të pandemisë në mënyrë që të bëhet me mirë puna dhe policia të jetë efikase”. Ndërsa Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, tha se flota e re do të përmirësojë efiçencën e punës së policisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Kam 3 muaj që lus menderen e atyre”, Erion Braçe akuzon bashkinë e Tiranës për rrugët copë-copë në Selitë (VIDEO)

Erion Braçe reagoi ashpër për gjendjen e rrugëve në lagjen Selitë e Tiranës, në njësinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunimi barbar i ish-kryetarit të PD-së në Lezhë, autorët i thyen këmbët dhe i prenë veshin

Një ngjarje e rëndë ndodhi në qarkun e Lezhës mbrëmë, ku ish-kryetari i PD-së në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME