Categories Lajme

2 të arrestuar brenda natës në Itali

Grupet shqiptare të trafikut dhe shpërndarjes së drogës po përdorin strategji nga më të ndryshmet për të realizuar ‘biznesin’ e tyre dhe për të mbuluar sa më shumë gjurmët e krimit. Siç është taktika e marrjes së mjeteve me qira për shpërndarjen e drogës. Dy prej rasteve u goditën brenda natës në Itali, ku u arrestuan 2 shqiptarë të dyshuar si trafikantë të kokainës.

Fillimisht u kap një 25-vjeçar në Cortona, duke shpërndarë drogë me një makinë që e kishte marrë me qira nga një kompani private.

Ka qenë një kontroll i rastësishëm nga patrulla që çoi në zbulimin në pjesën e pasme të sediljes edhe 13 pako të mbështjella me kokainë, me peshë totale 7 gramë.

Por ajo që ka habitur karabinierët dhe hetuesit ka qenë fakti se tashmë trafikantët po përdorin si strategji edhe marrjen e makinave nga kompanitë që i lëshojnë me qira, për t’i përdorur me qëllime kriminale dhe mbuluar sadopak gjurmët apo ngatërruar investiguesit.

Dhe ky nuk ishte rasti i vetëm. Sepse disa orë më pas, pak kilometra më tej, oficerët duke marrë shkas nga rasti i parë, ushtruan kontrolle në një tjetër mjet të marrë me qira nga një shqiptar 20-vjeçar, informon media italiane.

Në përfundim u zbuluan e fshehur poshtë sediljes së përparme, në anën e drejtuesit të mjetit, një kuti cigaresh me 5 mbështjellës lëndë narkotike të llojit kokainë, në total 3 gramë. Si provë u sekuestruan edhe 400 euro cash. Shqiptari u arrestua dhe për qëllime hetimore të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME