Categories Lajme

20-vjeçarja: Punoja në kushte të vështira tek fabrika e peshkut që 13 vjeç

E ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë një vajzë 20 vjeç nga Durrësi e quajtur Ersiada. Ajo ka rrëfyer historinë e saj të dhimbshme, ku i është dashur të përballet me varfërinë që shumë e vogël. Ata jetonin në kushte ekstreme të varfërisë ku lageshin nga shiu dhe binin gurë nga tavani kur flinte gjumë.

Ajo ka punuar që 13 vjeç në një fabrikë peshku e cila për shkak të kushteve të vështira të punës ajo pati probleme shëndetësore.

Ardit Gjebra: Kjo është një periudhë që ka kaluar për ty.

Ersiada: Jo, kjo është akoma e tashmja e prindërve të mi. Për mua ka kaluar por është e tashmja e prindërve të mi.

Ersiada tregon se ai ishte një nxënëse ekselente dhe shkollimin e shihte si zgjidhjen e vetme për t’i nxjerrë prindërit e saj nga kjo situatë dhe varfëri që gjendeshin. Ai tregon se në shkollën e saj erdhi një shkollë italiane ku ofronin bursa studimi dhe dy kriteret kryesore ishin mesatarja dhe gjendja ekonomike. Ajo i plotësonte të dyja këto kushte dhe pasi e plotësoi formularin, Ersiada mori lajmin e bukur që ajo e kishte fituar bursën.

Ardit Gjebrea: Ti ke punuar që e vogël?

Ersiada: Po kam punuar, kam qenë 13 vjeçe kur kam punuar gjatë periudhës së pushimeve verore. Kam punuar në një fabrikë të përpunimit të peshkut në të zezë sepse ishte vendi i vetëm ku mund të pranohesha si minorene dhe aty kam punuar në kushte shumë të vështira. Temperaturat ishin shumë të ulta, procesi i punës ishte shumë i vështirë dhe shpesh herë kisha probleme shëndetësore. Kisha probleme me lëkurën sepse ato kishin solucione që ishin shumë të dëmshme për një lëkurë të ndjeshme si e imja.

Ardit Gjebrea: Unë di që ishe një nga punëtoret më të mira.

Ersiada: Isha më e preferuara, punoja pafund.

Ardit Gjebrea: Të kujtohet ndonjë moment i veçantë në shkollë?

Ersiada: Po në shkollë kam pasur shumë momente të veçanta, të bukura dhe të shëmtuara, por të bukur më jepnin forcë dhe të shëmtuarat më jepnin forcë. Momente kanë qenë shumë, një ndër to ka qenë kur organizoheshin ekskursione dhe unë nuk kisha mundësi t’i ndiqja. Shpesh herë mësuesit kontribuonin që dhe unë të isha pjesë e udhëtimit dhe unë dua t’i përshëndes të gjithë mësuesit e mi.

Ersiada tregon se tani jeton në Itali me bashkëshortin që e ka njohur kur ishte 17 vjeç në Shqipëri. Ajo u sistemua në Itali dhe më pas tërhoqi edhe bashkëshortin, ku krijuan një jetë të re dhe një familje të bukur. Ata kanë dhe një vajzë vetëm 6 muajsh. Përballja e saj me prindërit në studio kishte emocione të forta. Babai dhe nëna e saj u shprehën se janë shumë krenarë dhe të lumtur për vajzën që kanë rritur. Madje ata takuan dhe mbesën e tyre për herë të parë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME