Categories Lajme

200 infermierë nga QSUT në pritje të kontratës së punës në Gjermani

Rreth 6 mijë e 500 infermierë kanë lënë Shqipërinë vitet e fundit për të punuar në institucionet shëndetësore të vendeve Europiane. Interes më të lartë kanë treguar spitalet gjermane përfaqësuesit e të cilëve tashmë kanë ardhur në Shqipëri për të bindur infermierë e mjek t`ju bashkohen stafit të tyre. Spitalet gjermane kanë rritur interesin për të bërë pjesë të stafit të tyre mjekët dhe infermierët shqiptarë. Sipas burimeve rezulton se ditë më parë një prej spitaleve gjermane ka zhvilluar takim me infermierët e QSUT ku iu ka ofruar atyre punë kundrejt pagave të larta dhe kushteve më të mira.

Mësohet se janë përzgjedhur afro 20 infermierë të cilët pritet të lënë Shqipërinë pasi të marrin certifikatën e gjuhës gjermane. Shoqata e infermierëve thotë për Televizionin Ora se fenomeni i largimeve nuk ka prekur vetëm spitalet shtetërore por edhe ato private.

Po sipas kësaj shoqate rezulton se vitet e fundit janë larguar nga vendi, kryesisht drejt Gjermanisë, 6 mijë e 500 infermierë.

Shifrat janë alarmante sa i përket edhe mjekëve. Sipas Urdhërit të Mjekut vetëm përgjatë vitit të shkuar kanë lënë vendin 164 mjekë. Arsyet nuk janë vetëm ato financiare, shumë prej tyre shprehen të pakënaqur me vlerësimin e figurës së personelit shëndetësor si dhe kushtet e punës që ende lënë për të dëshiruar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlore, aksidentohet një vajzë 20 vjeçe, rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes , shoferi ia mbath

Një aksident është regjistruar rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes, pranë ish-Hipotekës në Vlorë. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME